Tregu i përbashkët energjetik fokus i takimit Lluka-Minxhozi

01 nëntor 2017 | 10:42

Në takim është potencuar se themelimi i tregut të përbashkët energjetik është me interes jetik për të dyja vendet, posaçërisht për shkak të nivelit të lartë të komplementaritetit që kanë të dyja sistemet.

Me qëllim të funksionalizimit të tij është i domosdoshëm aktivizimi i linjës së interkoneksionit Kosovë -Shqipëri, e cila po bllokohet nga Serbia. Për këtë çështje, ministri Lluka kërkoj një angazhim dhe lobim më të madh nga Shqipëria që ky problem të tejkalohet sa më shpejtë.

Me këtë rast, ministri Lluka ka falënderuar ambasadorin Minxhozi për bashkëpunimin e përhershëm me Shqipërinë, e veçanërisht në fushën e energjisë.
Nga ana e tij, ambasadori Minxhozi ka rikonfirmuar mbështetjen e Tiranës drejt zhvillimit ekonomik, projektet energjetike ato të fushës së minierave duke qenë se te dyja vendet kanë kapacitete gjeneruese në sektorin energjetik dhe atë minerar.

Ndryshe, ministri Lluka dhe ambasadori Minxhozi, janë pajtuar që së bashku me Qeverinë shqiptare të shtyjnë para agjendën e projekteve të përbashkëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Botërore (BB) ka publikuar raportin e “Të bërit biznes…