Trëndafilat lulëzuan eksportin e Etiopisë

19 dhjetor 2017 | 18:00

Industria në ngritje e luleve në Etiopi ka hedhur sytë nga Shtetet e Bashkuara, ku kërkon të thyejë dominancën e prodhuesve nga Amerika Latine në furnizimin me trëndafila dhe lule të tjera.

Kompania shtetërore “Ethiopian Airlines” po vlerëson mundësinë e përdorimit të avionëve të mallrave për fluturime drejt Majemit, Los Angeles ose New York, si pikat kryesore të hyrjes së importit të luleve. Aktualisht transporti i luleve bëhet vetëm përmes avionëve të pasagjerëve.

Gjatë dy dekadave të fundit, vendi është bërë një superfuqi në florikulturë, duke shfrytëzuar klimën tropikale, e cila mundëson dritë gjatë gjithë vitit dhe kombinuar me ditët e nxehta e netët e ftohta është përfekte për çeljen e bimëve, shkruan “scantv”.

Kushte të tilla gjenden edhe në Ande, ku rritësit në Ekuador dhe Kolumbi dominojnë aktualisht tregun e luleve në SHBA.

“Para 10 apo 15 vitesh Etiopia nuk eksportonte as edhe një trëndafil të vetëm, por sot ne kemi merituar pozicionin në tregun botëror. Amerika Veriore ka qenë importuesi kryesor i produkteve të hortikulturës nga pjesë të tjera të botës, ndaj dhe ne duam një pjesë në këtë treg”, deklaroi menaxheri rajonal i “Ethiopian Airlines”, Girum Abebe.

Aktualisht eksporti është i fokusuar drejt Europës, ku 80% e prodhimit etiopian shkon në Holandë, qendrën botërore të tregtisë së luleve, prej nga ku rieksportohet. Etiopia është tashmë eksportuesi i dytë më i madh në Afrikë dhe zë vendin e katërt në nivel botëror.
Vendi synon që të nxisë të ardhurat nga tregtia e luleve dhe bimëve të tjera, nga 280 milionë dollarë në vit tani, në 1 miliard dollarë. Për të arritur këtë, qeveria planifikon të lirojë 6100 hektarë shtesë tokë të dedikuar për florikulturës, çka është katër herë sa sipërfaqja aktuale në përdorim.

Grupet vendase, holandeze, gjermane, franceze dhe keniane po kryejnë studimet dhe deri tani kanë angazhuar interesin e tyre për të paktën 1500 hektarë.

Rëndësia e sektorit ka bërë që Etiopia të vendosë edhe për shkurtime taksash dhe kredi të mbështetura nga shteti. Për këtë arsye, sektori është përballur edhe me sfida sigurie, ku gjatë dy viteve të protestave sporadike kundër qeverisë, deri në 1/5 e fermave është përballur me sulme. Megjithatë situata është përmirësuar ndjeshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Malit të Zi ka bërë me dije se…