Trepça ’89 – Llapi, derbi i Kupës

14 shkurt 2018 | 10:54

Sot (e mërkurë) rikthehen ndeshjet e futbollit në kuadër të 1/8 së finales në Digital Kupën e Kosovës.

Ndeshja kryesore e këtij rrethi zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta”, ku skuadra kampione, Trepça ’89, e pret kampionen vjeshtore, Llapin. Një tjetër ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin e qytetit në Therandë, ku Ballkani nga Liga e Parë e pret skuadrën e Gjilanit.

Drita i shkon Istogut, kurse Prishtina luan ndaj rivales lokale, Kosovës së Prishtinës. Të gjithë ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen me fillim nga ora 12:30.

1/8 e Kupës: Ballkani ‐ Gjilani, Trepça ’89 ‐ Llapi, Vëllaznimi ‐ Rahoveci, Drenica ‐ Arbëria (Dobrajë), Vushtrria ‐ Liria, Istogu ‐ Drita, Prishtina ‐ Kosova e Prishtinës.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rrugën magjistrale Kaçanik - Han i Elezit ka pasur…