Trump dëshiron imigrantë nga çdo vend i botës

16 janar 2018 | 21:19

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se dëshiron që në Shtetet e Bashkuara të ketë imigrantë nga kombet e gjithë botës.

Ai i ka bërë këto deklarata, pasi është pyetur nëse dëshiron të ketë më shumë migratë nga Norvegjia.

“Dua që ata të vijnë nga çdo vend”, ka thënë Trump, transmeton Reuters.

Ndërkohë senatori demokratik, Dick Dubin, ka thënë javën e kaluar se Trump ka përsëritur disa herë fjalën “ndyrësirë”, kur ka folur për shtete afrikane dhe Haitin.

Trump ka hedhur poshtë deklaratat se ka përdorur ndonjëherë atë gjuhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Reuters” raporton se një rënie e papritur prej 5% të…