Trump largon edhe McMasterin

23 mars 2018 | 08:07

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e zëvendësoi këshilltarin për siguri kombëtare, H.R. McMaster, me ish-të dërguarin e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, John Bolton.

Përmes një postimi në Twitter, Trump tha se e falënderon gjeneralin McMaster për shërbimin dhe se ai ka bërë një “punë të shkëlqyeshme”.

McMaster është largimi i fundit i një figure të lartë nga Shtëpia e Bardhë.

Bolton do të marrë detyrën më 4 prill.

Ai do të jetë këshilltari i tretë për siguri kombëtare i Trumpit në 14 muajt e administratës së tij.

Bolton, 69 vjeç, ka shërbyer në administratat e Ronald Reaganit, George Bushit të vjetër dhe George Bushit të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, ka…