Trump: Nuk jam inteligjent, jam gjeni

06 janar 2018 | 19:39

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas publikimit të librit të Michael Wolff, ku vihet në dyshim shëndeti mendor i kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Trump shkruan se ai nuk është inteligjent por thjesht një gjeni.

Trump shkruan se si nga një sipërmarrës i suksesshëm u bë një yll televizioni, dhe më pas president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që në përpjekjen e parë dhe kjo sipas tij nuk është meritë e një njeriu inteligjent por e një gjeniu.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shkruan ndër të tjera, se pas shuarjes së skandalit për hakerimin rus. pas një viti hetimesh, demokratët dhe shërbyesit e tyre, mediat që prodhojnë lajme të rreme, kanë nisur të përdorin manualin e Ronald Reagan duke e akuzuar atë për mungesë inteligjence.

Sipas Trump dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit Hilary Clinton ishte përpjekur të luante këtë lojë.

Duke e cilësuar si një të korruptuar Trump thotë se Clinton dogji duart duke luajtur me zjarrin, ndërsa karta e tij më e fortë mbetej pikërisht inteligjenca e lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arritur marrëvveshja ndërmjet Barcelonës dhe Liverpoolit për yllin brazilian…