Trumpi, Rusisë: Bëhu gati për sulme

11 prill 2018 | 15:03

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se sulmet me raketa në Siri mund të ndodhin së shpejti.

Në një postim në llogarinë e vet në “Twitter”, Trumpi iu referua paralajmërimeve të zyrtarëve ushtarakë rusë se çdo sulm i SHBA-së në Siri do të marrë përgjigje.

“Rusia zotohet se do të qëllojë çdo raketë të hedhur në Siri. Bëhu gati Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe ‘të mençura’. Nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret me gaz njerëzit e saj dhe është e lumtur për këtë”, ka shkruar Trump.

Kjo është referencë e qartë për presidentin sirian, Bashar al-Assad, të cilin Trump e fajëson për sulmin e dyshuar kimik në qytetin Duma, më 6 prill.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i zgjedhur rishtas i Telekomit të Kosovës ka marrë…