Trump: Sanksionet kanë filluar të kenë efekt ndaj Koresë së Veriut

02 janar 18:35

Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi sot se sanksionet e vendosura kundër Koresë së Veriut kanë filluar të kenë efekt, duke përmendur hapjen e Kim Jong Un në drejtim të Seulit.

“Sanksionet dhe presionet e tjera kanë filluar të kenë një impakt të mbarë mbi Korenë e Veriut”, shkroi Trump në “Twitter”.

“Njeriu raketë kërkon tani të flasë me Korenë e Jugut për herë të parë. Ndoshta është një lajm i mirë, ndoshta jo. Do e shohim!”, shtoi ai duke përdorur një krahasim me të cilin piketon rregullisht Kim Jong Un-in.

Kryetari koreanoverior përdori fjalimin e tij drejtuar kombit me rastin e Vitit të Ri për të përsëritur se vendi i tij ishte një shtet krejtësisht bërthamor dhe se ka gjithë kohën pranë “butonin bërthamor”. Por, paralelisht, ai i ka zgjatur dorën Koresë së Jugut duke shpjeguar se Pheniani mund të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pjeongçang, që do të zhvillohen nga data 9 deri në 25 shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Iniciatorja për ndryshim e Ligjit për Familjen, Luljeta Aliu, në…