Trump vendos tarifa për produktet kineze

15 qershor 2018 | 15:00

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur tarifa 25 përqind në produktet kineze në vlerë të 50 miliardë dollarëve, duke akuzuar Pekinin për vjedhje të pronës intelektuale.

Shtetet e Bashkuara do të vendosin masa tjera, nëse Kina hakmerret, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Trump ka thënë se tarifat do të godasin planin “Made in China 2025”, i cili ka për qëllim që të kthejë në industri dominante sektorin e teknologjisë së lartë, shkruan “REL””.

Ai ka thënë se ky plan do të “dëmtonte rritjen ekonomike për Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete tjera”.

SHBA-ja kërkon që Kina të ndalojë praktikat që supozohet se inkurajojnë transferimin e pronës intelektuale te kompanitë kineze.

Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang, ka paralajmëruar se të gjitha negociatat tregtare mes Kinës dhe SHBA-së do të anashkalohen nëse Uashingtoni vendos sanksione tregtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo herë është dëshmuar se populli i Kosovë është shembull…