Trumpi dyshon se FBI-ja është përfshirë në fushatën presidenciale

21 maj 2018 | 10:30

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka thënë se do të “kërkojë” hetim nga Departamenti i Drejtësisë lidhur me atë nëse FBI-ja ka qenë e përfshirë në fushatën e tij presidenciale më 2016.

“Unë do të kërkojë nesër edhe zyrtarisht nga Departamenti i Drejtësisë të hetojë nëse FBI-ja është përfshirë apo ka mbikëqyrur Fushatën e Trumpit për qëllime politike dhe nëse ndonjë kërkesë e tillë është bërë gjatë administratës së Obamas”, ka shkuar Trumpi në llogarinë e vet në “Twitter”.

Ndërsa zëvendësprokurori i Përgjithshëm i ShBA-së, Rod Rosenstein, ka thënë se do të vendosen masa nëse do të raportohet për ndonjë përfshirje.

“Nëse dikush ka qenë i përfshirë në fushatën presidenciale për qëllime të pahijshme ne duhet ta dimë dhe do të marrin hapa adekuatë”, ka thënë Rosenstein përmes një deklarate.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin një fushatë lobuese nëpër…