Trumpi edhe princi saudit kritikojnë Iranin

21 mars 2018 | 18:02

Shtëpia e Bardhë dhe Arabia Saudite kanë kritikuar Iranin për mbështetjen që është duke ju dhënë revelëve në Jemen, teksa lideri suprem iranian është kundërpërgjigjur duke thënë se ShBA-ja nuk është në gjendje të krijojë stabilitet në rajon.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti Donald Trump është takuar me princin saudit, Muhammad bin Salman dhe kanë diskutuar për “kërcënimin” që rebelët huthi “paraqesin për rajonin, të cilët ndihmohen nga Grada Revolucionare Islamike e Iranit”.

“Liderët po ashtu kanë diskutuar për hapat e mëtejmë për të adresuar situatën humanitare dhe janë pajtuar se për dhënien fund të konfliktit në Jemen është e nevojshme një zgjidhje politike”, është thënë në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë gjatë një adresimi publik se Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje që të krijojnë stabilitet në rajon, duke theksuar se një shembull i mirë për këtë është prezenca ushtarake e ShBA-së në Afganistan. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe ka vazhduar akuzat ndaj Qeverisë së presidentit…