Trumpi fajëson video-lojërat  e dhunshme për masakrat në shkollat amerikane

25 shkurt 2018 | 20:35

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka premtuar se do të “bëjë diçka” në lidhje me dhunën në video-lojërat dhe filmat që shikohen nga të rinjtë.

Në një takim në Shtëpinë e Bardhë mbi sigurinë në shkolla, Presidenti Trump deklaroi se ekspozimi ndaj dhunës nëpërmjet video-lojërave po ndikon për keq në trurin e adoleshentëve.

“Po dëgjoj gjithmonë e më shumë njerëz që thonë se niveli i dhunës në video-lojëra është i tepërt dhe nuk i bën mirë njerëzve”, deklaroi Trump, i cili nuk tha me saktësi se çfarë kë ndërmend të bëjë. Ky takim erdhi rreth një javë pas masakrës në një shkollë të Floridës, ku vdiqën 17 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Trump do të zhvendosë ambasadën e saj në Izrael…