Trumpi i gatshëm për kërkim falje

26 janar 2018 | 13:34

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump ka thënë se ai do të kërkonte falje për ripostimin e videove kundër myslimaneve, të postuara fillimisht nga liderja e një grupi të së djathtës ekstreme në Britani të Madhe.

Duke folur në një televizion britanik që është transmetuar sot, Trumpi ka thënë se nuk ka synuar të shkaktojë fyerje në Britani duke e shpërndarë atë video.

Trumpi po ashtu ka thënë se “nuk ka ditur asgjë” për grupin.

Trumpi që aktualisht ka 47 milionë ndjekës në “Twitter”, ka ngjallur pakënaqësi në Britani kur ka shpërndarë videon kundër myslimanëve nëntorin e vitit të kaluar.

Kur është pyetur nga prezantuesi nëse ai do të kërkonte falje për këtë gjë, ai ka thënë se “nëse më tregoni se ata janë njerëz të tmerrshëm, racistë të tmerrshëm unë do të kërkoja falje nëse ju do të më kërkonit një gjë të tillë”.

Të tri videot ishin publikuar fillimisht nga zëvëndësliderja e organizatës Britania e Para, Jayda Fransen, e cila më 2016 ishte dënuar për ngacmime të rënda fetare ndaj një gruaje myslimane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur në…