Trumpi: Gjermania është e kontrolluar plotësisht nga Rusia

11 korrik 2018 | 10:46

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nisur me tone të ashpra samitin dy-ditor të NATO-s në Bruksel, duke kritikuar Gjermaninë për marrëveshje në vlerë të “miliarda dollarëve” me Rusinë rreth tubacioneve të gazit natyror, derisa pret që Shtetet e Bashkuara “ta mbrojnë atë kundër Rusisë”.

Duke folur në mëngjes, teksa është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Trump ka thënë:

“Ne jemi duke mbrojtur Gjermaninë. Ne jemi duke mbrojtur Francën. Jemi duke mbrojtur secilin. Kjo është e padrejtë ndaj shtetit tonë. Është e padrejtë ndaj taksapaguesve tanë”, ka thënë ai.

Trumpi ka thënë se Gjermania është “e kontrolluar plotësisht nga Rusia” për shkak të varësisë së gazit natyror dhe marrëveshjes për tubacione të gazit me Moskën.

Samiti pritet të jetë një nga mbledhjet më të vështira të aleancës në disa vjet, pasi Trumpi vazhdon të bëjë presion te aleatët për të rritur shpenzimet në mbrojtje.

Trumpi ka kritikuar vazhdimisht anëtarët e aleancës për nivelet e tyre të shpenzimeve edhe para nisjes së takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka folur për dialogun ndërmjet…