Trumpi kërcënohet me ndaljen e ndihmës për palestinezët

03 janar 2018 | 11:09

Presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë është kërcënuar për ta ndalur ndihmën për palestinezët, duke thënë se ata “tashmë nuk janë të gatshëm për bisedime paqësore”.

“Ne paguajmë për palestinezët qindra miliona dollarë në vit dhe nuk kemi falënderim apo respekt”, ka shkruar Trump në llogarinë e vet në “Twitter”.

“Meqë palestinezët tashmë nuk kanë vullnet për bisedime paqësore, përse ne duhet t’i bëjmë këto pagesa masive në të ardhmen?”, ka pyetur Trumpi.

Shtetet e Bashkuara e ndihmojnë Autoritetin palestinez me më tepër se 300 milionë dollarë në vit, për programet e Kombeve të Bashkuara në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, ku jetojnë palestinezët. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën në fshatin Kliçinë të Pejës, është raportuar se…