Trumpi: Marrëdhëniet ShBA-Rusi kurrë nuk kanë qenë më të këqija

16 korrik 2018 | 11:56

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka hapur rrugën për takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin më 16 korrik, duke fajësuar hetimet për ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara për tensionimin e marrëdhënieve në mes të Moskës dhe Uashingtonit.

 Trump do të takohet me Putinin në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, në samitin e parë bilateral në mes të dy vendeve nga prilli i vitit 2010.

 Trump dhe Putin do të zhvillojnë samitin njëditor në Pallatin Presidencial në Helsinki derisa gjatë kësaj kohe do të zhvillohen edhe bisedime në mes të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

 “Marrëdhëniet tona me Rusinë nuk kanë qenë kurrë më të këqija, duke iu falënderuar budallallëkut amerikan dhe tani manipulimit të Gjuetisë së Shtrigave!”, ka thënë Trump në një postim në llogarinë e vet në “Twitter”, duke iu referuar hetimeve të këshilltarit special, Robert Mueller.

 Në një takim mëngjesi me presidentin finlandez, Sauli Niinisto, para takimit me Putinin, Trump është dukur pozitiv.

 I pyetur se çfarë do ta pyes Putinin, Trump ka thënë: “Ne do të jemi mirë, faleminderit”.

 Po ashtu Trump ka thënë në takimin e mëngjesit se “NATO-ja kurrë nuk ka qenë më e fuqishme” dhe se “NATO-ja kurrë nuk ka qenë më e bashkuar”, pas takimit më 11-12 korrik në samitin e kësaj aleance në Bruksel, ku ai ka thënë se anëtarët e kësaj organizate janë pajtuar për të rritur shpenzimet për mbrojtje pas kritikave që ka bërë ai në takim.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Karateistët e Kosovës janë kthyer nga Turqia me 17 medalje…