Trumpi nuk do të marrë pjesë në samitin e Amerikës Latine

10 prill 2018 | 16:39

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nuk do të marrë pjesë në samitin e Amerikës Latine që do të mbahet këtë javë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump do të fokusohet në krizën në Siri.

Trump ishte paraparë që të arrinte të premten në Peru dhe të merrte pjesë në samit. Më pas, ai ishte paraparë që të vizitonte Kolumbinë.

“Me kërkesën e presidentit, në këtë samit do të marrë pjesë nënpresidenti. Presidenti do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara për të mbikëqyrur përgjigjen e Amerikës ndaj çështjes së Sirisë dhe do të monitorojë zhvillimet në mbarë botën”, ka thënë në një deklaratë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria kroate e drejtësisë ka konfirmuar për “Radion Evropa e…