Trumpi sërish optimist për samitin me Kim Jong Un

27 maj 2018 | 12:44

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka thënë se është duke pritur që samiti i planifikuar më 12 qershor me liderin e Koresë Veriore Kim Jong Un, të mbahet.

“Ne po vazhdojmë shumë mirë në përgatitje të samitit me Korenë Veriore”, ka deklaruar Trump.

Ai ka shtuar se ka shumë vullnet të mirë dhe denuklearizimi i Ishullit Korean do të ishte një gjë shumë e mirë.

Kurse, presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in, që u takua me liderin e Koresë Jugore më 26 maj, u tha gazetarëve se Uashingtoni dhe Pyongyangi po planifikojnë të diskutojnë së shpejti në samitin e 12 qershorit.

Trump kishe anuluar samitin përmes një letre dërguar liderit të Koresë Veriore, për shkak të ofendimit që i ishtë bërë nga ky i fundit drejtuar zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence.

Por, Trump e la të hapur mundësinë e një takimi të ri duke theksuar në letër se “nëse ndryshon mendje mund të më thërrasësh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën pas mesnate…