Turne basketbolli për Pavarësi

13 shkurt 2018 | 10:47

Klubi i basketbollit PRO Bet Prishtina (femrat) më 13 dhe 14 shkurt 2018 do të organizoj turne ndërkombëtar për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Turneu do të mbahet në kuadër të aktiviteteve që organizohen nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërsa kjo ngjarje është mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport (MKRS), kurse është organizuar në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Përveç skuadrës PRO Bet Prishtina, pjesëmarrëse do të jenë edhe: Tirana, Rilski nga Bulgaria dhe Nikshiqi nga Mali i Zi, ndërsa turneu do të zhvillohet të martën dhe të mërkurën.

Agjenda e turneut:

E martë (13.02.2018):
16:00 Hapja solemne
17:00 Tirana – Nikshiqi
19:00 PRO Bet Prishtina – Rilski

E mërkurë (14.02.2018):
17:00 Ndeshja për vendin e tretë
19:00 Ndeshja finale

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar shtetin…