Turqia në zgjedhje, sondazhet parashikojnë balotazh

23 qershor 2018 | 18:50

Turqia të dielën shkon në zgjedhje dhe pozitat e Erdoganit këtë radhë nuk duken aq të palëkundura sa më parë.

Sondazhet e opinionit tregojnë se partia e tij mund ta humbasë shumicën në parlament dhe zgjedhjet presidenciale të shkojnë në raund të dytë.

Turqit votojnë  më 24 qershor si për presidentin, ashtu dhe për parlamentin e ri të vendit, ndaj vëmendja është maksimale.

Nëse fiton, Erdogani do të rrëzojë pozicionin e kryeministrit dhe të gjithë pushtetit e këtij të fundit do t’ia transferoje presidentit, pra vetes.

Analistët mendojnë se një skenar i tillë, pak gjasa ka që të ndodhë vërtet.

Çdo lloj anketimi vazhdon t’i japë Erdoganit të paktën 43% të mbështetjes, çka tregon se ai te mbetet një politikan popullor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, drejtim e qeverisjes…