“Twitter”-i u kërkon përdoruesve ndryshimin e fjalëkalimeve

04 maj 2018 | 08:40

Rrjeti social, “Twitter” u ka bërë thirrje më shumë se 300 milionë përdoruesve për të ndryshuar fjalëkalimet e tyre, duke thënë se ky informacion është ekspozuar pa qëllim brenda kompanisë, përmes një virusi.

Sipas kompanisë, nuk është identifikuar asnjë shenjë se janë përdorur të dhënat e ekspozuara, mirëpo është këshilluar të ndryshohen fjalëkalimet për çështje të sigurisë.

Shefi i teknologjisë në këtë kompani, Parag Agrawal, ka thënë se “Twitter”-i e praktikon privatësinë e plotë në këtë material, pasi edhe personat brenda kompanisë nuk kanë qasje në të.

Kompania me bazë në San Francisko nuk ka specifikuar sa fjalëkalime janë ekspozuar apo për çfarë periudhe.

Kjo ngjarje ka ndodhur në periudhën e skandalit të rrjetit tjetër social, “Facebook” me kompaninë konsulente, Cambridge Analytica dhe përdorimin e të dhënave të miliona përdoruesve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillimi i seancave, e gjen zakonisht Kuvendin e Kosovës plot…