“U përleshëm me shkopinj plastik me De Biasin një natë para ndeshjes”

02 janar 2018 | 19:04

Roberto Stelone në një rrëfim special për mediat italiane ka treguar etapat e karrierës së tij, ku ka treguar dhe për vitet kur De Biazi drejtonte Torinon për ta ngjitur në Serinë A pas fitores në play-off kundër Mantovas.

“Nga pikëpamja e karakterit kam qenë gjithmonë kështu, edhe si lojtar, i gatshëm të bëja batuta me shokët e skuadrës dhe me trajnerin. Natën para ndeshjes së kthimit ndaj Mantovas ishte një kaos i vërtetë”, rrëfen Stelone.

“Gjithçka kishte nisur disa ditë më përpara, kur kishim filluar duke u goditur me shpulla në korridoret e hotelit. Mbërritëm deri te zënkat e organizuara me shkopinj plastik, përfundoi i përfshirë edhe De Biazi. Atë natë po bënim rrëmujë, ai u ngjit lart te ne, por e kuptuam menjëherë se nuk e kishte seriozisht, kishte nevojë edhe ai që të shkarkonte pak adrenalinë.

Përfundoi në dhomën time, që e ndaja me Xhimi Fonatën dhe Davide Nikolën. Do i japim fund kësaj rrëmuje apo jo? Nesër është ndeshja…’, ishin fjalët e tij. E hodhëm menjëherë në shtrat dhe i dhamë një dru të mirë duke e goditur me breshëri. Te Torino kam takuar shumë njerëz të tillë”, përfundon Stelone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Egjipti ka ekzektuar katër persona të dënuar nga gjykata ushtarake…