“Uber” shpallet kompani transportuese

20 dhjetor 2017 | 20:18

Gjykata Evropiane e Drejtësiësë ka vendosur që “Uber” të konsiderohet si kompani e transportit dhe duhet të rregullohet me ligj ashtu sikur kompanitë tjera të taksive.

“Shërbimi i ofruar nga “Uber”, duke lidhur individë me drejtues joprofesional të makinave është i përfshirë në shërbimet e fushës së transportit”, ka thënë gjykata evropiane.

“Vendet anëtare mund t’i rregullojnë kushtet e ofrimit të këtij shërbimi”.

“Uber” ka thënë se është vetëm ofruese e shërbimeve për informim dhe nuk është kompani e transportit, pasi vetëm u ndihmon njerëzve për të kontaktuar në mënyrë elektronike me njëri-tjetrin.

Kompania me bazë në San Francisko ka thënë se vendimi “nuk do të ndryshojë asgjë në shumicën e vendeve evropiane, ku ata veprojnë në kuadër të ligjit për transport”.

Sidoqoftë ekspertët kanë thënë se ky vendim mund të ndikojë sesi Uber dhe kompani të tjera që ofrojnë shërbime të ngjasshme mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre në të ardhmen.

Ky rast është inicuar pas një anekse nga asociacioni i ngasësve të taksive në Barcelonë, Spanjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se me…