Udhëtimi i parë jashtë vendit i ministres së Jashtme të Austrisë kushton 10 euro

08 janar 2018 | 16:39

Udhëtimi i parë jashtë vendit i ministres së re të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl, do të kushtoi vetëm dhjetë euro.

Kneissl do të vizitoi Sllovakinë, e që është vizita e saj e parë jashtë vendit prej se është emëruar shefe e diplomacisë dhe në shtetin fqinjë do të udhëtoi me tren. “Do të udhëtoi me kompaninë hekurudhore REKS dhe bileta kushton 10 euro”, ka deklaruar Kneissl para gazetarëve. Ajo nesër në Bratislavë do ta takohet me kolegun e saj sllovak, Mirosllav Llajçak, i cili është aktualisht kryesues i radhës i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kursimtar po tregohet edhe kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, i cili ashtu si më herët, kur ishte ministër, po vazhdon të udhëtoi me bileta të klasit ekonomik. Kështu Kurz, për vizitën në Francë, e më pas edhe në Gjermani, do të fluturoi me biletë aeroplani të klasit ekonomik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata në Kosovë është e qetë dhe e qëndrueshme. KFOR-i…