UEFA për zgjedhjet në FSHF: Politika të qëndrojë larg futbollit

17 janar 2018 | 17:19

Gara për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të futbollit po hyn në një pikë të nxehtë, me gjithçka ndodh në sipërfaqe dhe nën të.

Në një intervistë ekskluzive për “Top Channel”, Pedro Pinto ish-gazetar i njohur i “CNN” dhe sot drejtor i komunikimit në “UEFA”, tregoi për herë të parë qëndrimin e “qeverisë europiane të futbollit” për garën në FSHF dhe fushatën që po paraprin këtë proces zgjedhor.

Në Nion të Zvicrës, godina moderne e “UEFA”-s ngjan e ftohtë, njësoj si emocionet e portugezit Pedro Pinto, ish-gazetari sportiv i “CNN”, që sot drejton zyrën e komunikimit të “UEFA”-s.

Dikur gazetar, me detyrën për të bërë sa më shumë pyetje, sot Pedro nuk na lejon më shumë se 3. Zëdhënësi i “UEFA”-s, vartës i Pedros, rri pas kamerës dhe na tërheq vëmendjen, kur bëjmë pyetjen e katërt. Pedro Pinto, drejtor i komunikimit të UEFA-s, flet në emër të presidentit Aleksandër Ceferin dhe mesazhi që do të përcjellë është vetëm një: UEFA po ndjek me vëmendje çfarë po ndodh në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti argjentinas Javier Mascherano do të luajë të enjten e…