Ujkani: Burkina Faso nuk është ekip i lehtë

22 mars 2018 | 12:51

Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës, Samir Ujkani ka deklaruar se përvoja e deritashme gjatë kualifikimeve e ka rritur dhe e ka pjekur ekipin dhe se kjo është vënë re edhe gjatë stërvitjeve.

Ujkani ka thënë se pavarësisht faktit se do të luajnë ndeshje miqësore, do të jenë shumë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm gjatë ndeshjes.

“Ekipet kundër të cilave do të luajmë i respektojmë. Burkina Faso nuk është aspak ekip i lehtë. Por, me përvojën e deritashme jam optimist se do të luajmë një lojë të mirë dhe ekipi do të shfaqë fuqinë e tij. Duhet pasur parasysh që fuqia e ekipit nuk janë talentet si individë të veçantë. Fuqia e ekipit vjen në shprehje atëherë kur këta talentet individuale të secilit koordinohen në një mënyrë të atillë që të funksionojnë si një trup i vetëm. Kam besim se ekipi ka arritur një nivel të lartë të koordinimit”, ka thënë Ujkani.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar Klinikën e Ortopedisë të Qendrës…