UKZ-ja ndan tri çmime për esenë më të mirë me temën “10-vjetori i pavarësisë”

16 shkurt 2018 | 15:38

Janë përzgjedhur tri ese më të mira nga rreth 20 sosh, ku studentët e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan kanë marrë pjesë në konkursin për esenë më të mirë me temën “10-vjetori i pavarësisë”.

Ky organizim i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, është bërë në kuadër të manifestimeve për 10-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Nga rreth 20 esetë konkurruese, komisioni në përbëje të, Prof. Ass. Dr. Nevrije Bislimi, Prof. Ass. Dr. Merxhan Avdyli dhe Ass. Flamur Maloku, ka vendosur që tri prej tyre të shpërblehen me tre çmimet e para.

Kështu, studentes Besarta Sejdiu, iu nda çmimi i parë.

Studentit Astrit Agaj, iu nda çmimi i dytë.

Ndërsa studentes Xhezide Selimi, iu nda çmimi i tretë.

Ndërkohë, për tetë esetë më të mira, komisioni ndau mirënjohje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vigjilje të festës së 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës…