Unitedi e kërkon Balen

13 korrik 2018 | 11:02

Pas largimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi, Manchester Unitedi i ka hedhur sytë kah ylli tjetër i ekipit madrilen, Gareth Bale.

Uellsiani po kërkohej edhe më parë nga “djajtë e kuq”, por për një moment tratativat për ta risjellë Ronaldon në Angli e zbehën interesin. Për uellsianin do të ishte një rikthim, pasi ka luajtur më parë edhe te Tottenhami.

Bale nuk është i kënaqur me minutat që i janë dhënë te Reali i Madridit si dhe për formën e dobët që kaloi. Ky transferim do ta ndihmonte uellsianin të rikthehej si një futbollist i madh.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntëmbëdhjetë persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë plagosur…