Unitedi kualifikohet në çerekfinale

17 shkurt 2018 | 20:39

Manchester United kualifikohet në çerekfinale të FA Cup, pasi eliminoi Huddersfieldin duke e mposhtur 0-2 në “Kirklees Stadium”. Një fitore e pastër por cinike e “Djajve të Kuq”, që vuajtën presionin e vendasve, por në daljet në kundërsulm shfrytëzuan potencën e Romelu Lukakut, që shënoi të dy golat e sfidës.

Takimi u zhbllokua që në minutën e 3-të, kur Juan Mata pasoi saktë për sulmuesin belg, që pasi shmangu mbrojtësin gjeti këndin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë, raporton “Djajve të Kuq”.

Lojtarët e Huddersfieldit bënë gjithçka për të gjetur barazimin, por në një tjetër moment kundërsulmi, pas kombinimit me Sanchez, Lukaku realizoi golin që vrau shpresat e vendasve për një kualifikim të mundshëm. Gjithsesi, në rast se do të ishte aplikuar VAR-i, goli i dytë mund të anulohej për pozicion jashtë loje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultatet e këtij sezoni të Real Madrid e kanë vënë…