Unitedi triumfoi në “Old Trafford”

25 shkurt 2018 | 17:02

Manchester United ka triumfuar në “Old Trafford”, pasi e mposhti skuadrën e Chelseat me rezultat 2-1.

Pjesa e parë ishte e zjarrtë dhe mysafirët u paraqiten mirë, madje ata shënuan të parën nëpërmjet Willian në minutën e 32-të. Shtatë minuta me vonë, vendasit i riktheu në lojë, Romelu Lukaku që barazoi shifrat në 1-1. Në pjesën e dytë Unitedi arriti të shënoi golin e fitores në minutën e 75-të, kur Jesse Lingard realizoi për 2-1.

Pas kësaj xhiro Unitedi e rikthen pozitën e dytë me 59 pikë të grumbulluara, kurse Chelsea është e pesta me 53 pikë.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Lazios ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen ndaj…