Universiteti ‘Kadri Zeka’ dhe komuna e Kamenicës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi                                                                                              

13 Shkurt 16:48

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi me bashkëpunëtor, kanë qëndruar të martën në komunën e Kamenicës, ku janë pritur nga kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati.

Rektori Kosumi fillimisht e ka uruar kryetarin Kastrati për marrjen e detyrës së re si kryetar komune, derisa e ka njoftuar rreth zhvillimit dhe funksionimit  të Universitetit.

Rektori Kosumi ka thënë se Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” do të krijojë kuadro të përgatitur për tregun e punës respektivisht kuadro për arsim, ekonomi, administrate si dhe fushat e tjera përmes të cilave Kosova por edhe rajoni do të rrisë aftësitë konkurruese në  nivelin arsimor dhe aspektet e tjera.

Kurse kryetari i komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, e ka falënderuar rektorin Bajram Kosumi për urimin dhe njëherësh e ka siguruar  se Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”  do të ketë mbështetjen e Komunës së Kamenicës.

Me këtë rast, rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi dhe kryetari i komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për nxitjen e shkëmbimit të shumanshëm në funksion të zhvillimit institucional.

Të dyja këto institucione do të kenë qëllim të përbashkët, përkrahjen e studentëve gjatë studimeve dhe identifikimin e iniciativave për promovimin dhe mbështetjen profesionale në zhvillimin e gjithëmbarshëm socio-ekonomik të rajonit ekonomik të dy institucioneve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ka më gjatë se dhjetë vjet që kur kanë filluar…