Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan është pasuruar edhe me një doktor shkence

24 dhjetor 2017 | 22:21

Lindita Nebiu Hyesni më datën 22 dhjetor 2017 në Universitetin e Evropës Jug-Lindore, gjegjësisht në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore ka mbrojtur me sukses para komisionit dhe të pranishmëve të tjerë tezën e doktoraturës në fushën e shkencave kompjuterike me temë: “Integrated Framework for Conceptual Modeling” nën mentorimin e Prof.dr. Zamir Dika. Kandidatja fitoi titullin Doktor Shkence.

Hyseni ka diplomuar në studimet bachelor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në vitin 2008. Ndërsa ka magjistruar në degën e Shkencave Kompjuterike në vitin 2011.

Ajo ka kaluar nëpër të gjitha pozitat e IT-së që nga viti 2008 në kompaninë Asseco, ku ka punuar në 17 projekte të sistemit të informacionit për sektorin publik në Kosovë dhe jashtë saj.

Prof. Lindita tutje i është bashkuar stafit të Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës si Analiste Funksionale në vitin 2015. Në të njejtën kohë ka punuar si asistente e angazhuar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Aktualisht prof. Lindita punon si Ligjeruese e fushës se Web Teknologjisë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka”, njëherit është edhe antare e Këshillit mësimor-shkencor të Fakultetit. Ajo është autore e gjashtë punimeve shkencore. Fokusi i saj është në ngritjen e kulatitetit të kërkesave të sistemit dhe sistemit të informacionit.

Profesorja Linditë Nebiu-Hyseni është e martuar dhe ka një fëmijë. Bashkë me familjen jetojnë në Gjilan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar në…