Universiteti i Prizrenit dhe Pejës forcojnë bashkëpunimin me Universitetin e Sarajevës

09 shkurt 2018 | 16:44

Një delegacion nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti “Haxhi Zeka” nga Peja kanë vizituar më 7 dhe 8 shkurt Universitetin e Sarajevës.

Ky delegacion është takuar me rektorin prof. dr. Rifat Skrijelj dhe prorektorët e këtij universiteti.

Universiteti i Sarajevës në janar të vitit 2017 ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me katër universiteteve publike në Kosovë, ku ofrohen programet e studimit në gjuhën boshnjake, duke përfshirë Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Kjo vizitë ishte një mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit në kuadër të fakultetit, sidomos kur bëhet fjalë për shkëmbimin e profesorëve dhe nxënësve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, është…