Urdhërohet burgosja e ish-presidentit brazilian

05 prill 2018 | 12:23

Ish-presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva do të burgoset, ndërkohë që do të apelojë dënimin e tij për korrupsion, është njoftuar përmes një urdhri të Gjykatës Supreme.

Ai përballet me 12 vjet burgim për akuzat e pranimit të ryshfetit, mirëpo ai ka kërkuar që të jetë i lirë deri në gjykimin e radhës.

Lula pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht dhe janë dizajnuar për t’ia mohuar atij të drejtën e garës në zgjedhjet presidenciale të muajit tetor.

Sondazhet tregojnë se ai është kandidati kryesor në garë.

Gjykatësit kanë marrë vendim kundër tij, pas shumë orësh të mbajtjes së seancës, e cila ka përfunduar në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.

Ish-presidenti 72-vjeçar, pritet të lirohet për periudhë të shkurtër kohore, derisa të kompletohet dokumentacioni për arrestimin e tij.

Anëtarët e partisë së tij kanë thënë se vendimi përbën “ditë tragjike për demokracinë dhe Brazilin”.

Lula ka shërbyer si president në periudhën 2003-2011.

Pavarësisht kryesimit në sondazhet aktuale, ai cilësohet si figurë kontraverse në Brazil.

Më shumë se 20,000 persona kanë protestuar në Sao Paulo, duke bërë thirrje për burgimin e tij të menjëhershëm, derisa mbështetësit e tij kanë protestuar duke kërkuar të kundërtën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria kanë dalë në protestat…