Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare bënë luftë të pastër

01 shkurt 2018 | 10:38

Behram Hoti (Mal Drenica)

Ditar: Ushtria Çlirimtare Kombëtare 1900-2002 me rastin e 73-vjetorit të luftës së Drenicës 1941-1945. Morali ushtarak kombëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (2)

Se morali ushtarak kombëtar ishte parësor i armëve të lirisë, të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare vërteton edhe kjo deklaratë e dhënë nga bashkëluftëtarët e komandantit Shaban Polluza në muajin maj 1964 në Gradicë, Likushan: “Ishte ora 00:01, datë 18 janar 1945, kur arritën një grup njerëzish të armatosur në grykën e ‘Gurit të plakës’ (rrënjëz Qiqavicës) ku ishim në pararojë të vijës së fronit të luftës së Drenicës, unë Ajet Qirez, Hasan Jashar Likofci, Mehmet Alia, Rifat Galica, e të tjerë.

Pasi që i ndalëm, i hetuam se kush ishin dhe nga vinin nuk ua morëm armët, ishin pikërisht të deleguarit e Hysen Trepezës nga Vitia, Adem Gllavicës nga fshati Gllavicë i Lipjanit, të cilët kishin ardhur për të përcjell këtë mesazh: Na jemi të dërguarit e komandantëve tanë Hysen Trepeza dhe Adem Gllavica që të kontaktojmë me bacën Shaban Polluza dhe t’i përcjellim këtë porosi: Ke përshëndetje nga Hysen Trepeza (Komandat i Forcave Nacionale për Ferizaj, Viti dhe Zhegër) që ta ndërpremë luftën dhe të mos bëhet gjakderdhje, sepse është e pamundur një brigadë të luftojë kundër shtatë brigadave partizane. Na: Hysen Trepza, Adem Gllavica, Bahtir Dumnica (Llap), Ali Demë Pozhari Dukagjin, po kalojmë në Greqi… Kur hetuam këtë deklaratë u thamë: Nuk mund të shkoni në shtab se me qëllu aty Mehmet Gradica të gjithëve u pushkaton, sepse na kemi hyrë në luftë për të vdekur dhe për të dhënë jetën për Drenicë dhe Shqipëri dhe jo për t’u largue nga populli. Shtabi ynë çdo largim e konsideron dezertim. (Deklaratë e marrë nga B.Hoti, maj 1964 dhe shtator 1968, Drenicë)

Drenica u la pas shpine. Pushteti komunist përdorte filtrin perfid në infrastrukturë, kulturë, arsim dhe punësim…

Rënia e Drenicës mbeti plotë 50 vite nën mëshirën e etnoqëndresës. Pushteti komunist diferenconte, anashkalonte kuadro e studentë drenicas. Syri i tretë (UDB-a) i mbante nën vëzhgim. Qindra drenicas vriteshin edhe në shërbimin ushtarak (të obliguar) jugosllav. Arkivolet e ushtarëve të vrarë në armatën jugosllave vinin të blinduar. Familjet e tyre “ngushëlloheshin” vetëm me një fjali: “Djali juaj ka bërë vetëvrasje…!”. Ishte ky preteksti shtetëror më i rëndë që ju bëhej familjeve të dëmtuara. Por, rinia revolucionare (Pjesëtarët e Ushtrisë Kombëtare Çlirimtare) i prinin arkivolet me sharrë, i hapnin dhe konstatonin masakrimin e kufomave të ushtarëve të vrarë nga KOS-i… (1980-1997).

Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare bën luftë të pastër, burrë me burrë dhe ushtar me ushtar… Nuk vranë dhe nuk nëpërkëmbën asnjë grua, asnjë të paarmatosur… Në tokat stërgjyshore shqiptare si në Polac, Likofc, Prekaz, Tërstenik, Gllogovc, Klinë, Galicë…Dashefc…(Drenicë) Ushtria Çlirimtare Kombëtare bëri luftë kundër komunizmit Balshovit ruso-serbo-sllav… Një brigadë shqiptare kundër shtatë brigadave jugosllave partizane dhe dy brigadave bullgare të Georg Dimitrovit të Sofisë bullgare.

Gjeneral Shaban Polluzha e kishte shpirtin e bardhë

Lufta u zhvillua në kohë, histori, stinë e motmot tejet të papërshtatur dhe tejet të vështirë kundër Brigadës së Drenicës… Brigada kundër një Brigade. Armatës, divizioneve, korpuseve të armatës së Jugosllavisë, artilerive, kombësisë, topave maloro-kodrinore, logjistikës ushtarake jugosllave të përkrahur direkt nga Rusia, iu dolën ballë pjesëtarët e Brigadës së Shaban Polluzhës, të cilët luftuan me moral të lartë ushtarak.

Brigada e Drenicës dispononte disa mitrolozë (sharc gjerman të Hitlerit), qindra mashinka të Hinglizit dhe mija mauzere e “kragujevka” të Serbisë… Por, në luftë ishin radhitur edhe luftëtarë që dispononin sëpata, kosa të shkurta, hanxharë brezi dhe revole… UÇK-ja u bënte përballje edhe me stuhitë natyrore në 30 e 40 gradë celsius, ku ngricat ngrinin akull grykat e armëve… Mungonte veshmbathja, buka e uji… Herë pas herë (ushtarët e UÇK-së) hanin borë në vend të bukës, hanin lena mali, lakra, kaça dhe kollomoq të pazier…

Nën këto rrethana mbinjerëzore ata luftonin… Shpeshherë luftëtarët e UÇK-së besatoheshin “nëse na ofrohen, bimë në pritë, por ma kthe pushkën në gjoks, dhe unë ty në gjoks, vrasim njëri-tjetrin dhe kurrë për së gjalli të mos na kap serbo partizani – çetnik i Serbisë…. Në këtë luftë, ziheshin rob 50 deri në 120 partizanë. Në mesin e tyre të moshës të 20 – 25 vjeçar. Kishte edhe djem të ri nga Dukagjini… kur i dorëzonin në shtab Shaban Polluzha i lironte, nuk i pushkatonte. Ua mundësonin që të largohen dhe të dalin të gjallë nga Drenica … Shabani e kishte shpirtin e Bardhë…

Miftar Bajraktari figurë kombëtare (1888-1945)

Të flasësh për jetën dhe veprën e Miftar (Adem) Bajraktari të Llaushës së Drenicës, është një detyrë e vështirë. Llausha, një ndër fshatrat më të mëdha me banorë me qendër në Skenderaj, ka një histori dramatike, me rezistencën e vet, me kullat karakteristike, e fshehur nga bjeshkët e Rezallës dhe të Tushilës.

Llausha është e enigmatizuar në tri gryka. Llausha merr frymë me natyrën e Drenicës dhe lidhet me Pejën, Tahirmehën dhe Gllogocin.

Një ndër familjet me në zë (jo vetëm në Llaushë) në Drenicë, është familja e bajraktarëve, përkatësisht e Zeqir Kurt Bajraktarit.

Në vitet 1878-1880, Zeqir Kurt Bajraktari, bie dëshmor në Prokuple, duke i mbrojtur trojet etnike shqiptare të Vilajetit të Nishit, ku atje edhe varroset. Në vitin 1912, xhaxhanë e Miftarit e pushkatuan në Vushtrri tok me 18 kombëtarë drenicas.
Miftar Bajraktari u bë anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Që nga ajo kohë, por edhe më herët, edhe fshatrat të tjera të Drenicës, Bajrakun e Llaushës, tokë me Bajrakun e Hotit të Plluzhinës, i dinin dhe i njihnin për tribunë e njerëz me aspiratat e brezave, me vendosmëri dhe me sinqeritet të zhveshur nga çdo egoizëm. Bajraktari i Llaushës së bashku me Bajraktarin e Hotit, me Shaban Polluzhën dhe Azem Aruç Gjinocin e Makerkmalit ishin shtetarë që i dolën në pritë gjakderdhjes vëllavrasëse në Drenicë në kohën e Islihatit.

Kur u bë Kuvendi i Skenderajt (28 tetor 1944), katër muaj pas Kuvendit të Dytë të Lidhjes së Prizrenit, në të cilin morën pjesë tërë paria e Drenicës, në mesin e të cilëve edhe profesor Ymer Berisha (me përfaqësuesit e nxënëseve të Gjimnazit “Sami Frashri të Prishtinës), Miftar Bajraktari, Sefer Haxhia dhe Isuf Vojvoda, ishin paria e Llaushës të cilët tok me parinë e Drenicës së bashku me delegatë të tjerë, hartuan programin mbi mobilizimin dhe formimin e Brigadës së Ushtrisë Kombëtare në Drenicë.

Komandant i ushtrisë emërohet Shaban Polluzha, kujtojnë Brahim Ferat Likoci dhe Hasan Jashar Hoti – Likoci, bashkëluftëtarë të luftës së Drenicës dhe njohës të mirë të Miftar Bajraktarit.
Në këtë Kuvend u morën vendime të rëndësishme për çlirimin e plotë të Drenicës dhe më gjerë. Shtabi i Ushtrisë Kombëtare formoi anëtarët e Këshillit organizativ nëpër fshatrat për të bërë mobilizimin për formimin e Brigadës së Ushtrisë Kombëtare. Miftar Bajraktari me bindje bënte me dije se njëra nga kështjellat e rinisë, në luftë për pavarësi denbabaden kishte qenë Drenica.

Në këtë Kuvend treguan vendosmërinë (përpos shumë kombëtarëve të dëgjuar) edhe Halil Haxhia i Tërnacit, Isuf Hajdari i Tërstenikut, Sefer Duboci, Sefer Haxhia i Llaushës, Hasan Jashari i Likofcit, Brahim Ferati, etj. (për emrat e të cilëve është shkruar më pak në historiografinë kombëtare të trevës së Drenicës.

Miftar Bajraktari e njihte mirë figurën e tribunit kombëtar, Shaban Polluzhës, edhe pse dera e bajraktarit të Llaushës ishte më e njohura në Drenicë.

Bajraktari i Llaushës, Bajraktari i Hotit, e kombëtarë të tjerë, i lidhte i njëjti ideal. Që të gjithë ishin të bindur së për lirinë dhe pavarësinë e atdheut nuk mjaftonin vetëm fjalët, sado të bukura e retorike të ishin ato, por duheshin vepra, madje deri në flijimin e jetës. Dhe, këtu e kishte zanafillën vendosmëria dhe dinjiteti kombëtar i luftëtarëve të luftës së Drenicës, kujton Selman Murat Muslia nga Likofci. (Vijon)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Hakif Bajrami Analizë krahasimtare politiko-historike Para Luftës së…