Ushtrinë ta formojmë me ligj, ndërkombëtarët nuk janë kundër

15 korrik 2018 | 11:22

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, vlerëson se bashkësia ndërkombëtare dhe partnerët strategjik të Kosovës asnjëherë nuk kanë thënë që janë kundër formimit të ushtrisë së përmes ligjit.

Kastrati ka thënë se ata kanë deklaruar se dëshirojnë që shndërrimi i FSK-së në ushtri të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese, por sipas tij, kjo nuk është e mundur.

“Kam dëgjuar shumë deklarata edhe të faktorit ndërkombëtar, partnerëve tanë strategjik, ata asnjëherë nuk i kam dëgjuar të kenë thënë që ne nuk pranojmë, nuk dëshirojmë që kjo të jetë me ndryshime ligjore por me ndryshime kushtetuese”.

“Çdo herë kanë thënë që ne do të dëshironim që transformimi i FSK-së të bëhet me ndryshime kushtetuese. Atë e dëshirojmë edhe ne, mirëpo nuk duket një dritë në tunel që kjo forcë të bëhet ashtu siç e dëshirojmë ne dhe faktori ndërkombëtar”, ka thënë Kastrati për Ekonomia Online.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, krijimi Forcave të Armatosura mund të bëhet vetëm nga dy të tretat e votave të Kuvendit të Kosovës duke përfshirë edhe dy të tretat e votave nga deputetët që përfaqësojnë komitetet pakicë në Kuvend.

Kastrati është i bindur se ndryshimet kushtetuese janë të pamundshme aktualisht, nëse merret parasysh kundërshtimi kategorik dhe i vazhdueshëm i deputetëve të Listës Serbe.

Andaj, ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ecin përpara me ndryshimin e mandatit apo misionit të Forcës së Sigurisë përmes ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar sekretarin e përgjithshëm të…