Valencia kërkon blerjen e Kondogbias

13 dhjetor 2017 | 13:07

Me një fillim sezoni të shkëlqyer, Geoffrey Kondogbia do të jetë futbollist i Valencias në fund të këtij sezoni.

Mediet spanjolle flasin me siguri të plotë për të ardhmen e mesfushorit francez. Sipas “Superdeporte”, e përditshme e Valencias, trajneri Marcelino, që në këtë sezon po bën shumë mirë, i ka kërkuar klubit një përkrahje më të madhe financiare për ta përfituar kartonin e plotë të futbollistit.

Kondogbia, që u përfshi në shkëmbimin me Cancelon, mund t’i sjellë në arkat e Interit rreth 25 milionë euro. Francezi nuk arriti të përshtatej me zikaltrit, edhe pse në verën e vitit 2016 u konsiderua investimi më i rëndësishëm i kubit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Majlinda Kryeziu ka publikuar këngën më të re “Fol,…