Varësia nga teknologjia, sëmundja e së ardhmes

25 qershor 2018 | 11:46

Varësia nga teknologjia, nga interneti dhe smartphone, janë sëmundjet mendore që do të jenë më të përhapura në dhjetëvjeçarin e ardhshëm në nivel botëror.

Kështu bën të ditur një raport  i Kongresit Botërore të Psikiatrisë dinamike.

Sipas këtij raport, përdorimi i tepërt i teknologjisë mund të sjell çrregullimet nervore, si dementia apo amnezia. Në rritje janë problemet psikologjike, me 10% në vitet e fundit, ku përveç kequshqyerjes është dhe depresioni si pasojë e stresit.

“Duke analizuar patologjitë e të ardhmes në nivel botëror, del në pah se shoqëria aktuale është e karakterizuar nga një formë e industrializmit postmodern që është në dëm të cilësisë së jetës, dhe gjeneron pasoja patologjike. Duhet të angazhohemi të gjithë se si të përballojmë në të ardhmen dhe ta përmirësojmë”, ka deklaruar Vera Slepoj, psikiatre./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kinën Qendrore, në parkun tematik “Tang Paradise”, për tri…