Varrosen eshtrat e vogëlushes gjashtëmuajshe të vrarë në Izbicë

28 dhjetor 2017 | 14:21

Shtatëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës, familja Qelaj ka varrosur eshtrat e vogëlushes së tyre, Dafinës, e cila ishte vrarë nga forcat serbe në mars të vitit 1999.

Eshtrat e vogëlushes gjashtëmuajshe janë varrosur në varrezat e dëshmorëve në Izbicë.

Ajo ishte goditur në kokë nga forcat paramilitare serbe teksa ishte në gjirin e nënës së saj, dhe nga plaga e marrë ka ndërruar jetë një ditë më pas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë me…