I vazhdohet për dy muaj paraburgimi Sadri Ramabajës

30 janar 2018 | 10:28

Sadri Ramabajës i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar avokati i Ramabajës, Ramiz Krasniqi.

“Një ankesë të cilën e kam bërë në Gjykatën e Apelit për ndërprerjen e masës ndaj tij është refuzuar. Masa i është vazhduar edhe për dy muaj ”, ka thënë Krasniqi përmes telefoni.

Ramabaja ish-kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, dyshohet për kryerjen e veprave penale, vrasje dhe përgatitje të veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, Mbajtës i Dosjes…