Vazhdon eksplorimi, NASA dërgon helikopter në mars

14 maj 2018 | 11:40

Dërgimi i njeriut në mars është ende larg, por NASA ka vendosur që të krijojë një ambient sa më familjar në planetin e për udhëtarët e ardhshëm.

Në këtë kuadër, do të dërgojë në Mars një helikopter që peshon vetëm 1.8 kg, i cili do t’i bashkohet flotës së roverave marsiane që gjenden dhe do të shkojë atje.

Helikopteri do të shkojë në Mars në vitin 2020 dhe pas mbërritjes atje do të ketë detyra të përcaktuara qartë. Si për shembull skanimi i territoreve ku mund të shkojnë mjetet me rrota për të eksploruar.

Helikat e tij rrotullohen dhjetë herë më shpejt se sa ato të një helikopteri normal. Shkencëtarë të NASA-s ju deshën 4 vjet për të ndërtuar rotorin e këtij helikopteri. Mbërritja e tij në Mars do të shënojë herën e parë që një mjet më i rëndë se ajri fluturon mbi planetin e kuq.

Shkencëtarët e NASA-së thanë se veç arsyeve shkencore, vetë ideja e një helikopteri në qiellin e marsit është tejet emocionuese./Top Channel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pierce Brosnan ka 24 vjet që është bashkë me gruan,…