Vdekje e dyshimtë e gazetarit hulumtues rus

16 prill 2018 | 20:28

Një gazetar hulumtues rus i cili shkroi rreth vdekjeve të mercenarëve në Siri ka vdekur në spital pasi kishte rënë nga kati i pestë i banesës së tij.

Maxim Borodin ishte gjetur me lëndime të rënda nga fqinjët në Yekaterinburg dhe ishte dërguar në spital, ku kishte vdekur më vonë.

Zyrtarët lokalë thonë se nuk është gjetur ndonjë letër që do të dëshmonte vetëvrasjen. Vdekja e tij dyshohet të ketë lidhje kriminale.

Një mik tha se Borodin i kishte thënë atij se një njeri po e vëzhgonte banesën e tij vetëm një ditë më parë.

Pasi ishte gjetur me lëndime të rënda, autoritetet rajonale thanë se dera e banesës së tij ishte mbyllur nga brenda, duke theksuar se askush tjetër nuk ishte në banesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë…