Vdekje e dyshimtë në Gjakovë

14 janar 2018 | 15:41

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Doll të komunës së Gjakovës, në orën 10:18, është gjetur një person pa shenja jete.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka deklaruar se…