Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

19 prill 2018 | 21:04

Një burrë rreth të 70-ave ka ndërruar jetë në rrugën Migjeni në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka konfirmuar se rreth orës 20:00 janë informuar për një person të shtrirë në një dyqan në rrugën Migjeni në Prishtinë.

“Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në një dyqan në rrugën Migjeni në Prishtinë. Njësitet policore së bashku me ekipen mjekësore, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e viktimës”, thotë PK.

Policia shton se, “rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Viktima është mashkull rreth 70 vjeç”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asambleja e Përgjithshme e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë…