Vdes 21-vjeçari në aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë

02 mars 2018 | 11:12

21-vjeçari me inicialet A.Ç ka ndërruar jetë pas një aksidenti në fshatin Llapushnik në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Rastin e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Bajrami Krasniqi, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.

Krasniqi ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 02:40 të mëngjesit të sotëm.

Ai ka konfirmuar poashtu se viktima pas aksidentit është dërguar për trajtim në QKUK por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një njoftimit të policisë, sot rreth orës 02:20, njësitet…