Vdes 27 vjeçari pas të shtënave me armë në Podujevë

17 korrik 2018 | 22:57

27 vjeçari me inicialet A.D ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 18:00 në fshatin Llaushë të Podujevës.

Policia ka bërë të ditur se ky rast është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.

Njësitet policore në koordinim me prokurorinë përkatëse po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për nderë të publicistit dhe redaktorit të njohur shqiptar Qani Mehmedi,…