>

Vdes një grua në Pejë, shkak zjarri

30 nëntor 15:48

Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri gjatë pasdites së të martës në Vitomiricë të Pejës.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime nga zjarri derisa së bashku me bashkëshortin e saj ishte duke i djegur disa mbeturina dhe bari të thatë. “Viktima derisa është sjellë në Spitalin e Pejës kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar”, ka njoftuar Policia. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion. KK.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Dy vetura janë përfshirë në një aksident trafiku të ndodhur…