Vdes një person në Cerovik të Klinës

26 shkurt 2018 | 13:40

Në fshatin Cerovik të Klinës, të dielën në mëngjes një person është gjetur pa shenja jetë në oborrin e shtëpisë së tij.

Policia e Kosovës rastin e ka cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, kurse me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja Atalanta-Juventus është anuluar ditën e djeshme për shkak të…