Vdes punëtori i KEK-ut, ishte në ndërrimin e tretë

03 Shkurt 10:47

Një punëtor i KEK-ut, ka vdekur në vendin e tij të punës, njofton Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Siç bëhet me dije në komunikatë, fjala është për F. Salihu i cili ka ndërruar jetë mbrëmë në orën 23 e 50 minuta, derisa ishte duke u punuar në ndërrimin e tretë.

“Të nderuar kolegë punëtor të KEK-ut më dhimbje të thellë ju njoftojmë se mbrëmë në ndërrimin e tretë përkatësisht në ora 23 e 50 humbi jetën punëtori në TCA F. Salihu. I ndjeri humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës në punë. Ngushëllime familjes Salihu, ngushëllime kolegëve”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka konfirmuar se ky punëtor ka rënë aksidentalisht nga lartësia. I njejti nuk ka mundur t’u bëjë ballë lëndimeve të rënda trupore.

Ky rast po cilësohet si vdekje e dyshimtë ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në obduksion.

Njoftimi i policisë:

Obiliq 03.02.2018-00:01. Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar gjersa ka qen duke punuar aksidentalisht ka ra nga lartësia me që rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësit përkatëse . Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Gjendje pothuajse alarmante është paraqitur në mëngjesin e sotëm në…