Vdes shkrimtari i njohur Aharon Appelfeld

04 Janar 12:21

Shkrimtari izraelit, Aharon Appelfeld, një prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë izraelite dhe që i mbijetoi Holokaustit, vdiq sot në moshën 85-vjeçare, njoftuan të afërmit e tij.

Vepra e tij, kushtuar në pjesën më të madhe jetës së hebrenjve në Evropë para dhe gjatë Holokaustit, u përkthye në disa gjuhë.

Lindur në vitin 1932 në një fshat pranë Czernowitz, në Ukrainë, në një familje hebreje, mamaja e tij u vra nga nazistët dhe ai u deportua me babain e tij në një kamp.

Ai iku i vetëm në vitin 1942 dhe mbijetoi në pyje, adoptuar nga një bandë kriminelësh ukrainas. Pasi ra në duart e sovjetikëve, ai u bë kuzhinier për nëntë muaj i Ushtrisë së Kuqe, nga ku u largua në vitin 1945.

Ai emigroi një vit më vonë në Palestinë. “Askush nuk donte jetimë në Evropë. E vetmja rrugë ku mund të shkoje ishte Palestina”, tregon shkrimtari në një intervistë për AFP-në në 2010.

Aharon Appelfeld rigjen babain e tij, edhe ai i mbijetuar i barbarisë naziste, në vitin 1957 në Izrael. Libri i parë i tij u publikua në vitin 1962 dhe do të pasohej nga më shumë se 40 vepra, romane dhe poezi.

Ai tregon në autobiografinë “Historia e një jete” (1999) se si i mbijetoi Holokaustit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Zëdhënës i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramadan Baraliu, ka…